E diel, 29 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/muharremi-nese-partia-e-pare-sreflekton-meriton-ndeshkimin-me-te-madh-politik/Muharremi: Nëse partia e parë s’reflekton, meriton ndëshkimin më të madh politik...

https://klankosova.tv/muharremi-nese-partia-e-pare-sreflekton-meriton-ndeshkimin-me-te-madh-politik/Muharremi: Nëse partia e parë s’reflekton, meriton ndëshkimin më të madh politik – Klan Kosova

Analisti Shenoll Muharremi, e ka komentuar interpretimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Muharremi tha se si parti e parë, është detyrë e çdo subjekti politik të sigurojë votat e nevojshme për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit, transmeton Klankosova.tv.

Ai ka theksuar se kjo kërkon marrëveshje dhe negociata politike, pasi demokracia parlamentare kërkon konsensus, jo automatik.

Sipas tij, nëse vazhdohet me keqinterpretimin dhe bllokimin e procesit, pas dështimeve të shumta, partia që nuk reflekton meriton ndëshkimin politik më të madh.

“Nëse je partia e parë, por nuk i ke të gjitha votat e nevojshme, duhet me bo marrëveshje politike, me negociu, me bo kompromise. Me propozu dikë që është i pranueshëm edhe për ata që të duhen për me i marrë votat”, tha Muharremi.

“Nëse këtë nuk do me kuptu, nëse qëllimisht po e keqinterpreton, atëherë po e bllokon me vetëdije vendin. Dhe nëse pas gati 40 herë dështime vepron njëjtë, pa reflektim, pa ndryshim, dhe gjithë shteti është në bllokadë dhe i paralizuar, atëherë e meriton ndëshkimin më të madh politik”, theksoi ai transmeton Klankosova.tv.

The post Muharremi: Nëse partia e parë s’reflekton, meriton ndëshkimin më të madh politik appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT