Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, priti Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në aeroportin e Shkupit këtë pasdite.
Ministri theksoi se pret konfirmim të mbështetjes për procesin e integrimit evropian nga takimet e sotme.
“Pres që takimet e sotme të konfirmojnë mbështetjen për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor dhe afrimin gradual të rajonit me tregun e vetëm të Bashkimit Evropian. Anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet një përparësi strategjike e politikës së jashtme maqedonase”, theksoi Mucunski.
Von der Leyen do të takohet sot me Presidenten Gordana Siljanovska-Davkova, Kryeministrin Hristijan Mickoski dhe Kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi./Telegrafi/