Muçiqi për ish-krerët e UÇK-së: Janë oksigjeni i lirisë së Kosovës, duhet të dalin të lirë

Specialja konfirmon se 4 prilli është data e fundit për thirrjen e dëshmitarëve

Më 14 shtator, shqiptarët anë e kënd botës do të mblidhen në Hagë për të protestuar në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Nexhmi Muçiqi, njëri nga kontribuuesit e kësaj proteste, në emisionin “Ora Shtatë”, tha se 14 shtatori do të jetë më i rëndësishëm, se dy protestat që u mbajtën në Kosovë.

“Efekti është i jashtëzakonshëm nëse ne bëhemi një masivitet në Hagë. Pra efekti ndërkombëtar. Ne shqiptarët duhet të punojmë që të trokasim në dyer ndërkombëtare, jo në dyert e shoqi-shoqit”, thotë ai, transmeton Klankosova.tv.

Sipas tij, shqiptarët e Kosovës po sillen nga vendi në vend, dhe shton se të njëjtit nuk do dinë të dalin nga katrahura politike.

“Ne duhet të dimë ta artikulojmë problemin tonë, luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, krerët në Hagë, janë shumë me rëndësi, janë shumë jetike për Kosovën, dhe ne nuk po dimë as ndërkombëtarëve, e as vetvetes t’ia artikulojmë se sa të rëndësishëm janë ata njerëz. Pra janë oksigjeni i lirisë së Kosovës, le të thotë kush çka të dojë, ata njerëz duhet të dalin të lirë, sepse po rrezikohemi si qenie, si shtet”, tha tutje Muçiqi.

The post Muçiqi për ish-krerët e UÇK-së: Janë oksigjeni i lirisë së Kosovës, duhet të dalin të lirë appeared first on Klan Kosova.