“M’u duk i mirë për defator” – Haradinaj godet Bashën: S’e kom ditë që ka shkru për UÇK-në (VIDEO)

“M’u duk i mirë për defator” – Haradinaj godet Bashën: S’e kom ditë që ka shkru për UÇK-në (VIDEO)

“Defator” e ka quajtur Ramush Haradinaj, Dimal Bashën, kryetarin aktual të Kuvendit të Kosovës.

Ai në Rubikon të Klan Kosovës, tha se këtë epitet ia dha kur e kishte kritikuar gjatë një seance.

“Beso, deputetët nuk e kanë ditë a ka shkru Dimal Basha naj artikull për UÇK-në, unë s’e kam ditë që e ka shkru atë artikull se s`po merrem me ta. Bile një herë i kam pas thënë defator Bashës në Parlament, kryetarit të Kuvendit të sotëm. Çka mundet me qenë tjetër ai”, tha Hardinaj.

Kreu i AAK-së, Haradinaj tha se do të vazhdojë edhe në të ardhmen ta quajë Bashën defator, por thekson se nuk e ka ditur se e ka përfunduar shkollimin.

“Por LVV-ja ia ka propozuar Kuvendit defatoren edhe na ka thanë neve ose votone, ose po bllokojmë. Në atë kohë kështu më është dukur i mirë me bë muzikë me def, kështu më është dukur realisht kur më ka kundërshtua në Parlament, mënyra qysh folke, thash garant është një që i mëshon defit, ky ka qenë vlerësimin im për të. S’e kam ditë që i ka kry do shkolla e që ka shkru artikuj të tillë, për besë nuk më ka shku mendja kurrë. Po le ta di Kosova që kur voton bëni kujdes se është ka rritet pasoja. Unë nuk jam polic, nuk munden me më suspendu kërkush që bëj hajgare me këtë, po defator është për mua tërë jetën, edhe 300 vjet në rrnoftë”, tha Haradinaj. /Klankosova.tv

The post “M’u duk i mirë për defator” – Haradinaj godet Bashën: S’e kom ditë që ka shkru për UÇK-në (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.