E shtunë, 5 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/mpb-ja-me-apel-zjarret-shkaterrojne-natyren-dhe-rrezikojne-jeten/MPB-ja me apel: Zjarret shkatërrojnë natyrën dhe rrezikojnë jetën - Klan Kosova

https://klankosova.tv/mpb-ja-me-apel-zjarret-shkaterrojne-natyren-dhe-rrezikojne-jeten/MPB-ja me apel: Zjarret shkatërrojnë natyrën dhe rrezikojnë jetën – Klan Kosova

Agjencia e Menaxhimit Emergjent iu ka bërë  thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë stinës së verës, e cila karakterizohet me temperatura të larta dhe rrezik të shtuar për zjarre.

Në thirrjen e saj të cilën e ka shpërndarë Ministria e Punëve të Brendshme theksohet se zjarret në pyje, fusha dhe hapësira të hapura shkaktojnë dëme të mëdha materiale, ndotin ajrin, shkatërrojnë natyrën dhe rrezikojnë jetën dhe sigurinë e qytetarëve.

Mes tjerash kjo agjenci duke bërë thirrje për kujdes thotë se zjarrvëniet janë vepër penale.

“Vlen të theksohet dhe t’iu bëhet e ditur se zjarrvëniet e qëllimta, si dhe ato të shkaktuara nga pakujdesia, janë vepra penale të cilat sanksionohen me ligj”.

“Çdo person që shkakton zjarr, duke dëmtuar pronën publike apo private, ose duke rrezikuar jetën e qytetarëve dhe mjedisin, përballet me ndjekje penale dhe masa ndëshkuese sipas legjislacionit në fuqi”, transmeton Klankosova.tv.

 

The post MPB-ja me apel: Zjarret shkatërrojnë natyrën dhe rrezikojnë jetën appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT