Jose Mourinho mbrëmë shijoi fitoren e tij të parë si trajner i Benficës.
Ata mposhtën skuadrën e AVS me rezultat 0-3, duke nisur në mënyrë perfekte rikthimin e tij në Portugali.
Pas kësaj ndeshje “The Special One”, që tani tregoi hapin e tij të radhës pas Benficas, ky synon të udhëheq një ditë Kombëtaren e Portugalisë.
“Gjithmonë kam menduar se do të kthehesha në Portugali. E di që kombëtarja do të vijë herët a vonë. Një ditë, do të marr drejtimin e Kombëtares Portugeze. Ky është një vazhdim i natyrshëm i karrierës sime”, deklaroi Mourinho.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!