E martë, 25 Shkurt, 2025
spot_img
HomeSportMourinho rrezikon të paditet nga klubi i Galatasarayt pas deklaratave raciste

Mourinho rrezikon të paditet nga klubi i Galatasarayt pas deklaratave raciste

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho është akuzuar për “deklarata raciste” nga skuadra rivale Galatasaray, e cila planifikon të kërkojë padi penale kundër trajnerit të njohur botëror.

Akuza vjen pas barazimit të nxehtë 0-0 të skuadrave në Super Ligën turke të hënën, anise Galatasaray nuk e bëri të qartë se për cilat komente i referohej, shkruan Klankosova.tv 

Pas ndeshjes, Mourinho kritikoi ashpër standardin e gjyqtarëve turq dhe u tha gazetarëve se pankina e Galatasaray-t ishte “duke kërcyer si majmunët”, duke iu referuar reagimit të trajnerëve dhe zëvendësuesve pas një incidenti në pjesën e parë.

“Që nga fillimi i detyrave të tij menaxheriale në Turqi, menaxheri i Fenerbahçes, Jose Mourinho ka lëshuar vazhdimisht deklarata nënçmuese drejtuar popullit turk. Sot, diskursi i tij është përshkallëzuar përtej komenteve thjesht imorale në retorikë pa mëdyshje çnjerëzore”, tha klubi i Galatasarayt të hënën.

The post Mourinho rrezikon të paditet nga klubi i Galatasarayt pas deklaratave raciste appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://staupsoaksy.net/act/files/tag.min.js?z=8547498