Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ka thënë se ‘shyqyr’ që Hajrulla Çeku e ka penguar Përparim Ramën në projektet e këtij të fundit, pasi tha se “përjetimet e Përparimit do t’i bënin dëm qytetit të Prishtinës”.
Berisha tha se nuk ka ardhur në debat në Rubikon me kundër-kandidatët e tij duke thënë se ka dashur ta shoh se a ekziston vërtetë hidhërimi mes Uran Ismailit dhe Përparim Ramës.
“Shyqyr që doli ky Hajrullahu dhe e ka pengu Përparimin, i ka bë mirë sepse ato projekte, përjetimet e Përparimit do t’i bënin dëm qytetit të Prishtinës”.
“Çështjen që s’kam ardhur në debat bashkë me Përparimin dhe Uranin, kam dashur ta shoh se a e kanë të vërtetë hidhërimin mes vete për çështje të rregullimit të Prishtinës apo janë vetëm duke aktruar dhe në fund prapë të mbesin te PZhK-ja”, tha Berisha në Rubikon në Klan Kosova.
Tutje, ai u shpreh se më së miri e shpjegon një person, i quajtur Bekim Brestovci, i cili tha se “motrën asistente, vet i Nismës, duke vjedhë me LDK-në, tash motra kandidate në Lipjan për PDK-në”.
“Këtë më së miri e shpjegon një personazh që më është përmend, ku sa herë jam marrë me çështjen e qenve endacakë se kjo është çështje korruptive fund e krye, sa herë jam marrë me mbeturinat, më është përmendur dhe më ka dalë përballë edhe te mbindërtimet edhe tek të gjitha një njeri që po quhej Bekim Brestovci”.
“Unë s’e kam njohur këtë njeri. Ky ish drejtor i Inspektoratit, kish pas raste kur kish menaxhu me dy drejtori, motrën asistente, vet si i Nismës, duke vjedh me LDK-në, tash motra ish kandidate në Lipjan për PDK-në”, tha ai.
The post “Motrën asistente, vetë si i Nismës, vjedh me LDK-në, a në Lipjan me PDK-në”, për kënd po flet Beka? appeared first on Klan Kosova.