Elena Ora, motra dhe njëherësh menaxherja e këngëtares me famë botërore Rita Ora, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit në një event prestigjioz në New York.
Ajo është shfaqur në super formë dhe tejet elegante, duke dëshmuar edhe një herë se stili dhe klasi janë pjesë e pandashme e familjes Ora.
Në disa fotografi të publikuara në llogarinë e saj në Instagram, Elena falënderoi organizatorët e mbrëmjes, duke shkruar në përshkrim: “New York. Faleminderit shumë @kingstrust @edward_enninful @charlottetilbury që më ftuan mbrëmë – ishte një mbrëmje e mrekullueshme, një falënderim i veçantë për @nensidojaka për fustanin e ëndrrave të mia…”.
Fustani i zi elegant, me prerje moderne dhe linja të theksuara, është dizajnuar nga stilistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Nensi Dojaka.
Ky fustan ka qenë një zgjedhje jo vetëm për Elenën, por edhe për këngëtaren e njohur shqiptare Arilena Ara, e cila e kishte veshur atë pak kohë më parë në finalen e Big Brother VIP Albania 4.

Arilena ishte e ftuar speciale në atë mbrëmje, ku performoi këngën e saj “Zero Gradë”, dhe u komentua gjerësisht për paraqitjen e saj elegante dhe plot finesë – njësoj si Elena në eventin në New York. /Telegrafi/
Duket se ky dizajn i veçantë i Nensi Dojakës po bëhet zgjedhje e preferuar e yjeve shqiptare, si në skenën ndërkombëtare, ashtu edhe në atë vendore. /Telegrafi/




