E enjte, 5 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeMotori i ujit ia mori jetën – Zbulohen detaje të reja nga...

Motori i ujit ia mori jetën – Zbulohen detaje të reja nga vdekja e turistit britanik në Durrës

Detaje të reja kanë dalë në dritë mbi aksidentin tragjik që ndodhi, të dielën, në plazhin e Durrësit.

Turisti 34-vjeçar me shtetësi britanike, Sylvester Obeg, i cili humbi jetën në një aksident detar në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë në ujë.

Ekspertiza mjeko-ligjore ka konfirmuar shkakun e vdekjes, ndërkohë që shoqja e tij, 31 vjeçe, që ndodhej në motor me të, ka dalë nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore. Sipas burimeve spitalore, 31-vjeçarja britanike iu nënshtrua kontrolleve të plota mjekësore dhe qëndroi nën vëzhgim për 24 orë në pavionin e sëmundjeve të brendshme të spitalit të Durrësit.

Ajo ka treguar dinamikën e ngjarjes. Pas marrjes me qira të një motorri uji (jet ski), gjatë lëvizjes me shpejtësi dhe një manovre të forte në thellësi, mjeti u përmbys duke zënë poshtë tij 34-vjeçarin që dhe pse ishte me jelek shpëtimi nuk mundi të mbijetojë, raporton TCH, transmeton Gazeta Sinjali.

Ndërkohë, lidhur me ngjarjen policia e Durrësit arrestoi operatorin turistik që ofronte mjetet ujore, nën akuzën e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë. Ai kishte lejuar viktimën të drejtonte motorin pa leje përkatëse, duke rrezikuar jetën e klientëve të tij. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/


! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT