Motoçikletë me bateri? – Telegrafi

Motoçikletë me bateri? - Telegrafi

Teknologjia elektrike nuk ka arritur të lërë një gjurmë të madhe në botën e motoçikletave, por kjo nuk e pengon grupin Volkswagen që të testojë teknologjinë e baterive në dy rrota.

Ducati, siç e dini, është në pronësi të VW-së. Ducati ka qenë furnizuesi i vetëm i motoçikletave për Kampionatin Botëror MotoE. Theksi është te “ka qenë” sepse këtë vit kampionati është ndërprerë.


Në Gjermani u prezantua versioni i rinovuar i prototipit Ducati V21L, tani i pajisur me 980 qeliza QSE-5 të kompanisë QuantumScape.

Këto qeliza përdorin anodë litium-metal dhe një ndarës qeramik, duke premtuar përmirësime të mëdha në densitetin e energjisë, mundësinë e karikimit të shpejtë dhe sigurinë krahasuar me bateritë tradicionale litium-jon.

Qëllimi është të testohet kjo teknologji dhe një ditë të nisë prodhimi në seri.

Lidhja e VW-së me QuantumScape zgjat tashmë një dekadë, por ende po presim lajme më të rëndësishme lidhur me bateritë me elektrolit të ngurtë.

Ashtu si edhe shumë prodhues të tjerë. Të gjithë premtojnë diçka, por prodhimi në seri vonon dhe vonon. /Telegrafi/