Seanca në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt po vazhdon në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku po dëshmon vëllai i saj, Leonardi, i cili tashmë po përballet me Naim Murselin, i akuzuar për krimin e rëndë ndaj motrës së tij.
Gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, ka dhënë detaje nga përgjigjet që i dha Leonard Ademaj, në pyetjet e Naim Murselit.
Më poshtë gjeni pjesën e dytë:
Naim Murseli: A vërejte diçka ndryshe gjatë atij udhëtimi (në Budva), ndonjë parregullsi, apo ndonjë krisje në raport?
Leonard Ademaj: Jo.
Naim Murseli: Në shtëpinë që e kam blerë së bashku me të ndjerën, bashkëshorten time, a ke qenë ndonjëherë në vizitë Leonard?
Leonard Ademaj: Jo
Naim Murseli: Dhe një pyetje të fundit, në aktakuzë, Prokurorja e përmend dy motive, njëra që ka të bëjë me financat dhe kinse sigurim jetësor, që nuk dihet asgjë për atë sigurim jetësor, motivi tjetër që thuhet është kinse Liridona më ka tradhtuar. Cilit motiv i beson Leonard Ademaj?
Leonard Ademaj: Motivin kinse Liridona më ka tradhtuar e ke thënë ti vet, nuk e ka thënë Prokuroria. Sa i përket sigurimit, e din mirë ti ku vlenë, se ia ke bërë vetëm asaj, jo vetit. Po ashtu, e dini mirë, kur i ke thanë babit në shpi, “Hajdar ia kom maru Liridonës një sigurim që nesër me gjetë diçka, përfitojmë shumë, janë të sigurum fëmija.” Përveç versionit të tradhtisë (versonit të Naimit), dy versioneve të tjera iu besoj.
Naim Murseli: Unë e kam parë deklaratën e Leonard Ademajt, aty thuhet që djali im i vogël, s’po ia përmendi emrin…jashtë kësaj në të cilën po përballemi, është dajë i mirë dhe s’kemi pasë asnjëherë probleme, unë edhe sot e kësaj ditë gëzoj respekt për familjen Ademaj, por në deklaratë thuhet se djali i vogël thotë që mamin e kemi harruar në makinë. A ka qenë kështu Leonard?
Leonard Ademaj: Po, atë natë kështu ka thënë, ishte vetëm 4 vjeç, nuk e ka ditur se çfarë saktë ka ndodhur…
Pjesa e parë:
‘Aferë tradhtie’, përballja e Naimit me vëllain e Liridonës, Leonardi jep deklaratën e fortë
The post “Motivin që Liridona të ka tradhtuar e ke thënë vet, nuk i besoj”, përgjigjet e Leonardit në pyetjet e Naimit appeared first on Klan Kosova.