Moti sot: Vranësira dhe intervale me diell, priten edhe riga shiu

news image

Sot parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Ka mundësi të ketë riga shiu, kryesisht në zonat malore.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 11-26 km/h, njofton MeteoKosova, transmeton Sinjali.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 18°C.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/