Moti sot do të jetë me vranësra të shpërndara dhe me intervale me diell.
Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 e deri në 2 gradë Celsius, derisa maksimalet e ditës do të lëvizin nga 13 e deri në 17 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi nga 1 e deri në 6 metër për sekond.


