Sot Kosovë pritet të mbajë mot paksa më i freskët, me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat do të zhvillohen duke kushtëzuar rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Temperaturat do të shënojnë ulje të lehta dhe ajo maksimale parashihet të arrijë deri në 27 apo 28 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e enjtja sjellë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale.
Temperaturat do të shënojnë ulje kryesisht të lehta, ndërsa priten zhvillime të rrebesheve lokale të shiut me vetëtima dhe bubullimë, më pak në Maqedoni. Reshjet ende nuk do të jenë gjithëpërfshirëse.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!