Gjatë ditës së premte, sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, moti do të jetë i vranët me intervale të shkurtra me diell.
Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta shiu, transmeton Klankosova.tv.
Sakaq, temperaturat parashihet të lëvizin nga -9 deri në 2 gradë Celsius.
“Moti do të jetë i vranët me intervale të shkurtra me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -9°C deri në -4°C, ndërsa maksimalet nga -2°C deri në 2°C. Era do të fryjë e lehtë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3 m/s”, thuhet në njoftim e IHMK-së.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>