Moti sot: I vranët dhe me reshje shiu

news image

Sot parashikohet të mbajë mot i vranët dhe herë pas here me reshje lokale shiu, të cilat në momente të caktuara pritet të jenë në formë rrebeshi, veçanërisht gjatë orëve të para të 24-orëshit, ku nuk përjashtohet mundësia për ndonjë vetëtimë dhe bubullimë, kryesisht në Rrafshin e Dukagjinit, njofton MeteoKosova, transmeton Gazeta Sinjali.

Në zonat e larta malore priten reshje bore.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriut, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-40 km/h.

Temperaturat do të pësojnë sërish ulje të ndjeshme, me minimale që do të lëvizin prej 6 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 11°C. 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/