Moti sot: Diell dhe vranësira të pjesshme, temperaturat deri në 32 gradë Celsius

Foto ilustruese: Mot me diell dhe vranësira

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

Siç njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 e deri në 14 gradë Celsius, derisa ato maksimalet e ditës do të jenë nga 27 e deri në 32 gradë Celsius, transmeton Klankosova.tv.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi prej 1 e deri në 4 metër për sekond./ Klankosova.tv.

The post Moti sot: Diell dhe vranësira të pjesshme, temperaturat deri në 32 gradë Celsius appeared first on Klan Kosova.