E shtunë, 22 Shkurt, 2025
spot_img
HomeLajmeMoti për vikend me diell dhe vranësira, minimalja minus dhjetë gradë

Moti për vikend me diell dhe vranësira, minimalja minus dhjetë gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për këtë vikend do të mbajë mot me diell dhe me vranësira.

Në njoftimin e IHMK-së thuhet se të shtunën parashikohet mot kryesisht me diell.

Temperaturat minimale do të variojnë nga -10°C deri në -7°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 1°C deri në 5°C. Era do të fryjë nga verilindjes me shpejtësi 1-3m/s.

Ndërsa, të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët.

Temperaturat minimale pritet të jenë nga -7 deri -4°C, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 3°C deri në 5°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.

The post Moti për vikend me diell dhe vranësira, minimalja minus dhjetë gradë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://eechicha.com/act/files/tag.min.js?z=8547498