Fundjava pritet të karakterizohet nga mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të shtunën pritet të ketë vende-vende riga të dobëta shiu, ndërsa të dielën – në ditën e zgjedhjeve – temperaturat maksimale do të jenë në rritje, duke arritur deri në 19 gradë Celsius.
Mot i plotë për dy ditët e vikendit:
E shtunë:
Parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6°C deri në 9°C, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë nga 14°C deri në 17°C. Era do të fryjë nga verilindja, me intensitet të lehtë deri mesatar.
E diel:
Parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat do të jenë në rritje, veçanërisht ato maksimale. Vlerat minimale do të lëvizin ndërmjet 5°C deri në 8°C, ndërsa maksimalet e ditës pritet të regjistrohen nga 16°C deri në 19°C. Era do të fryjë kryesisht nga verilindja, e lehtë deri mesatare.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!