Moti në Shqipëri me diell, vranësira kalimtare dhe reshje lokale

Moti në Shqipëri me diell, vranësira kalimtare dhe reshje lokale

Temperaturat në Shqipëri do të ndikohen nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore në lindje.


“Vranësirat në relievet malore do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe afatshkurtra nga orët e mesditës deri ato të pasdites. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri 17 m/s. Deti – Valëzimi forcës 2-3 ballë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/