Moti në Shqipëri, era përgjatë vijës bregdetare me shpejtësi deri në 12 m/s

Moti në Shqipëri, era përgjatë vijës bregdetare me shpejtësi deri në 12 m/s

Shqipëria të mërkurën do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash, më të theksuara në orët e pasdites.


Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje, me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 12 m/s.

Deti – Valëzimi i forcës 1-2 ballë. /Telegrafi/