Këtë vikend do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të shtunën pritet të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pakta.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10°C, ndërsa ato maksimale pritet të jenë ndërmjet 27 – 30°C. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi veriperëndimor, me shpejtësi prej 1 deri në 5m/s.
Ndërsa, të dielën moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 9 -13°C, ndërsa ato maksimale ndërmjet 29 dhe 33°C. Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 3m/s.
IHMK shton: “Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet që mos të jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit nga ora 10-17. Kujdes personat me sëmundje kronike dhe fëmijët”.
The post Moti me diell, IHMK kërkon që në vikend të tregojnë kujdes fëmijët dhe persona me sëmundje kronike appeared first on Klan Kosova.