Tuesday, March 31, 2026
spot_img
HomeLajmeMoti i detyron deçanasit të mblidhen në hapësirë të mbyllur për ta...

Moti i detyron deçanasit të mblidhen në hapësirë të mbyllur për ta përkrahur Kombëtaren (VIDEO)

Gazetari i Klan Kosovës, Kastriot Tahiri, i cili sot po qëndron në komunën e Deçanit ka zhvilluar një intervistë me Shefin e Kulturës në Deçan, Afrim Hasanmetaj.

Ai tha se aktiviteti për t’u mbledhur në përkrahje të Kombëtares së Kosovës ishte planifikuar të mbahej në ambiente të jashtme, por kjo gjë ndryshoi për shkak të motit.

“Ka qenë e paraparë që të mbahet në ambiente të jashtme, por për shkak të kushteve atmosferike kemi vendosur që të mbahet në amfiteatër. Pritet të jenë mbi 100 persona”, tha Hasanmetaj.

Ndërka, Kryetari i Rinisë në këtë komunë u shpreh se ky organizim tregon se sporti çdoherë bashkon.

“Bashkë e kemi organizuar një aktivitet në përkrahje të Kombëtares së Kosovës, për arsye se kjo ndeshje është e rëndësisë së veçantë. Ky organizim tregon se sporti na bashkon çdoherë”, tha ai./Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT