Të premten në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit.
Sipas parashikimeve të IHMK, në viset malore reshjet e shiut do të shoqërohen edhe me borë, duke sjellë kushte tipike dimërore në këto zona.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 5 deri në 8 gradë Celsius. /Klankosova.tv


