Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
IHK njofton se vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13°C, ndërkaq temperaturat maksimale nga 24-27 gradë Celsius.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit. /Telegrafi/