Mot i ndryshueshëm gjatë javës – vranësira dhe reshje shiu

Mot i ndryshueshëm gjatë javës - vranësira dhe reshje shiu

Kjo javë pritet të karakterizohet me mot të ndryshueshëm. Parashihen reshje shiu të shoqëruar me vetëtima dhe bubullima.

Sipas Institutit Hidrometrologjik të Kosovës, fushat termike parashihet një rënie graduale e temperaturave.


Era do të fryjë kryesisht nga verilindja dhe veriperendimi, me intensitet të dobët deri mesatar, ndërsa lokalisht mund të jetë edhe e fortë.

Të hënën, moti do të jetë me diell dhe vranesira të çrregullta. Vranesirat gjatë ditës parashihen të shoqerohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh, temperaturat minimale: 14 – 18°C, temperaturat maksimale: 25-27

Të marten moti po ashtu do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Në disa zona të kufizuara parashihen riga shiu. Temperaturat minimale: 12 – 15°C, temperaturat maksimale: 25-30°C

Edhe të mërkurën moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht rreth relievit malor. Sipas Institutit Hidrometrologjik, temperaturat minimale do të jenë 10– 13°C, temperaturat maksimale: 29-32°C

Të enjten moti kryesisht do të jetë me diell, temperaturat minimale: 11– 15°C, temperaturat maksimale: 29-33°C.

Dhe të premten moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat në pjesën e dytë parashihen të dendesohen duke krijuar kushte që vende-vende të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale: 13-17°C, temperaturat maksimale: 29-33C.