Thursday, February 5, 2026
spot_img
HomeLajmePlakolli i LDK-së ndan detaje ekskluzive nga prishja e koalicionit me VV-në:...

Plakolli i LDK-së ndan detaje ekskluzive nga prishja e koalicionit me VV-në: M’kanë pre në besë…(VIDEO)

Gëzim Plakolli, kryetar i degës së LDK-së në Mitrovicë, ka folur për prishjen e koalicionit VV-LDK në këtë komunë.

Ai në “Edicionin Special” në Klan Kosova  theksoi se shkaku kryesor ka qenë mosrespektimi i marrëveshjes mes partive.

Plakolli tha se ka zhvilluar dy takime me kryetarin Faton Peci, ku kërkesat e LDK-së, sipas tij kanë qenë pozita e nënkryetarit dhe dy drejtorive.

“Thjeshtë për mosrespektim të marrëveshjes. Komunikimin me z.Pecin e kemi filluar menjëherë pas rezultatit të balotazhit që ka dalë, kur është shpallur fitues dhe e kemi lënë të takohemi pas zgjedhjeve të 28 dhjetori. Menjëherë pas zgjedhjeve, në fillim të janarit, kemi filluar takimet, diskutimet dhe e kemi lënë që në javën e tretë të janarit, të ulemi, të diskutojmë dhe ta finalizojmë marrëveshjen”.

“I kam bërë dy takime me z.Peci dhe kërkesat të cilat kanë qenë nga ana ime, në emër të LDK-së, kanë qenë pozita e nënkryetarit dhe dy drejtori. Po flasim për numrat që i kemi si rezultat i zgjedhjeve të 12 tetorit”, tha ai.

Plakolli tregoi se, megjithëse nuk kishin marrëveshje paraprake me Pecin, LDK-ja vendosi në minutat e fundit siç u shpreh, të shmangë zgjedhjet dhe të finalizojë një marrëveshje të përkohshme.

“Kemi pasur negociata rreth këtyre pozitave dhe ka qenë ditë e diel, neve na ka ardhur një komunikim nga sekretariati i Kuvendit Komunal të Mitrovicës se mbledhja e Kuvendit Komunal duhet të mbahet të dielën mbrëma, meqenëse sekretariati e ka gabuar datën, se thirrja ka qenë për ditën e hënë dhe nëse ishte mbajtur të hënën, gjithë Kuvendi Komunal do kishte shkuar në zgjedhje, për shkak të afateve”

“Kur kemi shkuar, jemi takuar me Kryesinë e degës, kemi biseduar edhe pse paraprakisht nuk kemi pasur marrëveshje me z.Peci, por në minutat e fundit për hirë të korrektësisë duhet me thënë që ne kemi qenë ata që kemi vendosur që mos të shkojë Kuvendi Komunal në zgjedhje, e kemi bërë një marrëveshje të shpejtë me kryetarin Peci”, tha ai.

Megjithatë, sipas Plakollit, tradhtia e parë erdhi kur emri i sekretarit të LDK-së nuk u mbështet nga partitë e koalicionit.

“E kemi zgjedhur kryesuesin e Kuvendin, natën e së dielës, më 18 janar dhe jemi dakorduar që dy drejtori i ka LDK-ja, e ka një ndërmarrje dhe e ka pozitën e kryesuesit të Kuvendit Komunal”.

“Ndodh tradhtia e parë e z.Peci, që kur del emri i sekretarit tonë në votim, asnjë nga partitë e koalicionit nuk e votojnë emrin e tij. Nuk ka shkuar propozimi zyrtar që ka shkuar nga dega. Unë e pash aty që do të kemi telashe”, përfundoi ai./Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT