Për mosparaqitjen e kryeministrit Albin Kurti në Prokurorinë Speciale, ka reaguar edhe ambasada amerikane në Kosovë.
Kurti, i ftuar nga Prokuroria në cilësinë e dëshmitarit, tash e katër herë nuk ka pranuar të paraqitet në këtë institucion.
Ambasada amerikane në një përgjigje për Klankosova.tv, u bëri thirrje palëve të gjejnë zgjidhje të përshtatshme që të ruhet integriteti i institucioneve të Kosovës.
âNe kemi besim në demokracinë e Kosovës dhe u bëjmë thirrje palëve që të gjejnë një zgjidhje të përshtatshme që ruan integritetin e institucioneve të Kosovësâ, thuhet në përgjigjen e ambasadës.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>