Pak ditë kanë mbetur deri në përfundimin e masës së përkohshme të Gjykatës Kushtetuese për Kuvendin e Kosovës.
Nga ana tjetër, partia e parë në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje, Parlamentin po e konsideron të konstituuar, transmeton Klankosova.tv.
Analisti politik, Argjend Softolli thotë se me situatën e krijuar nga ngërçi institucional, sipas tij, vendi do të shkojë në zgjedhje nacionale të pashmangshme.
“E para mendoj se në një situatë normale nuk do të duhej të shkonim në këtë gjendje, që Gjykata Kushtetuese të jetë organi i vetëm i cili mban nën binarë institucionet e Kosovës. Mirë që e kemi Kushtetuesen, e cila nuk po e lejon të krijohet anarkia, sepse fatkeqësisht tendenca e Lëvizjes Vetëvendosje ka qenë që ta drejtojë vendin drejt një anarkie”, tha Softolli në “Ora Shtatë”.
“Por tani që jemi në një situatë që ka pezulluar punën e Kuvendit Gjykata Kushtetuese, mendoj se jemi në një situatë që do të na çojë drejt zgjedhjeve të pashmangshme, zgjedhjeve nacionale”, u shpreh tutje ai.
Nga ana tjetër, gazetari Vullnet Krasniqi thotë se Gjykata Kushtetuese ka mundur që çështjen e konstituimit të Kuvendit ta zgjidh qysh moti.
Ndërsa sipas gazetarit, Arlind Imeri, nëse ndodhin zgjedhjet e reja, qytetari do të “dënojë” Lëvizjen Vetëvendosje.
The post (Mos)konstituimi i Kuvendit, Softolli: Vendi po shkon drejt zgjedhjeve të pashmangshme appeared first on Klan Kosova.