Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim përfaqësues të një grupi organizatash joqeveritare, të angazhuara në fushat e demokracisë, sundimit të ligjit dhe mbikëqyrjes institucionale, raporton Gazeta Sinjali.
Në takim u diskutua situata e krijuar nga moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës, si dhe ndikimi që kjo situatë ka në funksionimin e institucioneve demokratike dhe në jetën e qytetarëve.
Sipas Osmanit, kjo vonesë dëmton jo vetëm besimin e qytetarëve në institucionet shtetërore, por edhe perspektivën euroatlantike të vendit.
“Vonesa në konstituimin e Kuvendit dëmton jo vetëm kredibilitetin e institucioneve, por edhe përparimin e vendit drejt agjendës euroatlantike”, theksoi Presidentja gjatë takimit.
Ajo ritheksoi përkushtimin për garantimin e funksionalitetit institucional dhe veprimet në përputhje me Kushtetutën, në të mirë të qytetarëve të Kosovës.
“Presidentja ripërsëriti përkushtimin e saj për të garantuar funksionalitet institucional dhe për të vepruar në përputhje me Kushtetutën, në interes të qytetarëve të Republikës së Kosovës.”
“Presidentja Osmani u shpreh e gatshme që të vazhdojë të mbetet e hapur për dialog me shoqërinë civile, në funksion të ruajtjes së rendit demokratik dhe forcimit të institucioneve përfaqësuese të vendit.”, thuhet tutje në njoftimin e Presidencës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);