Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Arbresha Krasniqi sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka folur në lidhje me situatën në Kuvendin e Kosovës.
Ajo u shpreh se është shkaktuar një situatë të padëshirueshme dhe barra për konstituimin e Kuvendit bie mbi partinë e parë.
“Kjo që nuk ndodh konstituimi i Kuvendit është një situatë e padëshirueshme për të gjithë neve. Kjo ka kaluar edhe të jetë irrituese për qytetarët e Kosovës”.
“Është një situatë që nuk është parë ndonjëherë në Republikën e Kosovës, mandej qytetarët e Kosovës me të drejt presin konstituimin e Kuvendit dhe sigurisht se e gjithë kjo barrë i takon secilit subjekt politik në Kosovë, secilit deputet madje në Kuvendin e Kosovës, por para së gjithash përgjegjësia i takon partisë së parë, apo më mirë të them partisë fituese në zgjedhjet e 9 shkurtit”, u shpreh tutje Krasniqi./Klankosova.tv
The post Moskonstituimi i Kuvendit, Krasniqi: Situatë e padëshirueshme, barra bie mbi partinë e parë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.