Moscertifikimi i Listës Serbe, Quint dhe BE: Ky akt shkatërron besimin në institucionet e Kosovës

Moscertifikimi i Listës Serbe, Quint dhe BE: Ky akt shkatërron besimin në institucionet e Kosovës

Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, së bashku me Zyrën e BE-së në Kosovë, kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me, siç thuhet, “përpjekjet e aktorëve politikë” për të kufizuar konkurrencën midis partive politike që përfaqësojnë komunitetet jo-shumicë përpara zgjedhjeve të ardhshme lokale më 12 tetor.

Çdo akt i tillë për të përjashtuar komunitete të caktuara, Quint dhe BE thonë se minon parimet demokratike dhe shkatërron besimin në institucionet e Kosovës.

“Ne presim që qeveria në largim dhe të gjitha partitë politike të përmbahen nga hapat e mëtejshëm që mund të pengojnë regjistrimin e partive. Të gjitha procedurat duhet të kryhen në përputhje të rreptë me rregullat dhe mandatin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.

“Në të njëjtën kohë, ne i inkurajojmë palët e prekura të shfrytëzojnë plotësisht Panelin e Ankesave dhe Parashtresave Zgjedhore për të kërkuar dëmshpërblim”, thuhet në reagimin e Quint-it dhe Zyrës së BE-së në Kosovë.

Reagimi vjen pasi KQZ-ja refuzoi të certifikojë Listën Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të tetorit. /Klankosova.tv

The post Moscertifikimi i Listës Serbe, Quint dhe BE: Ky akt shkatërron besimin në institucionet e Kosovës appeared first on Klan Kosova.