Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se pirja e pijeve mbi 65°C lidhet me rrezik të shtuar për kancer të ezofagut. Ky paralajmërim vlen veçanërisht për çajin dhe pijet e tjera që konsumohen të vluara, të cilat shumë njerëz i përdorin në ditë të ftohta ose gjatë dhimbjes së fytit.
Megjithëse çaji i nxehtë ndikon qetësues në moment, mjekët këshillojnë që ai të mos konsumohet kurrë në temperaturë të lartë. Nxehtësia e tepërt irriton mukozën, dëmton barrierën mbrojtëse të trupit ndaj mikrobeve dhe e bën fytin më të ndjeshëm ndaj infeksioneve.
“Pirja e pijeve mbi 65°C konsiderohet kancerogjene për ezofagun”, thuhet në një raport të OBSH-së të vitit 2016.
Përveç dëmtimeve në ezofag, pijet shumë të nxehta mund të ndikojnë negativisht edhe në lukth, duke shkaktuar gjakderdhje mikroskopike ose përkeqësim të dhimbjes së fytit.
Ekspertët shëndetësorë theksojnë se për të shmangur dehidratimin gjatë ftohjes ose gripit, është shumë e rëndësishme të pini lëngje – por në temperaturë të moderuar, as të ftohta, as të nxehta. Çaji i vakët është gjithmonë zgjidhja më e mirë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!