Mos e lini këtë pajisje të kyçur kur nuk e përdorni: ju rrit faturën e rrymës edhe kur nuk punon

Mos e lini këtë pajisje të kyçur kur nuk e përdorni: ju rrit faturën e rrymës edhe kur nuk punon

Disa pajisje harxhojnë rrymë edhe në “pushim”. Mikrovala është ndër më të rrezikshmet dhe ndalimi i saj mund të sjellë kursime të dukshme mujor

Në kohën kur çmimet e energjisë elektrike po rriten, çdo kilovat i kursyer ka rëndësi. Por ndërsa shumë njerëz përpiqen të shkurtojnë përdorimin e klimës, ngrohjes apo pajisjeve të mëdha, pak e dinë se disa aparate të vogla shpenzojnë energji edhe kur nuk janë në përdorim.


Në dukje të padëmshme, ato qëndrojnë të lidhura në prizë dhe vazhdojnë të thithin rrymë gjatë gjithë ditës, një proces që ekspertët e quajnë “konsum i fshehtë” ose “fantomik”.

Një nga pajisjet që e bën këtë më shpesh, dhe që ndodhet pothuajse në çdo kuzhinë, është mikrovala, një prej “hajdutëve” më të qetë të energjisë moderne.

Mikrovala – konsumuesi i padukshëm i rrymës

Sipas Cory Gilgan, pronar i kompanisë Oregon Generators, mikrovala është një nga pajisjet që shkakton dëme përmes asaj që quhet “konsum fantom”, pra, ajo harxhon rrymë edhe kur nuk është në përdorim.

“Shumica e familjeve as që e dinë se mikrovala shpenzon energji 24 orë në ditë, edhe kur nuk ngroh ushqimin”, shpjegon Gilgan, transmeton Telegrafi.

shutterstock

Si ndodh kjo?

Për shkak të ekranit digjital që qëndron gjithmonë i ndezur dhe qarkut të brendshëm që vazhdon të punojë.

Konsumi duket i vogël, rreth 4 vat në orë, por kur llogaritet në vit, arrin deri në 35 kilovat/orë.

Kur kësaj i shtohen edhe pajisjet e tjera që mbeten në “pritje” (si aparatet e kafesë, karikuesit, televizorët…), ky “grabitësi i heshturmund të përbëjë deri në 10% të faturës mujore.

Si ta ndaloni konsumin fantom të energjisë?

Lajmi i mirë është se zgjidhjet janë të thjeshta dhe të lira:

  • Shkëputni mikrovalën dhe pajisjet e tjera nga priza kur nuk i përdorni.
  • Përdorni zgjatues të mençur, që ndërpresin automatikisht qarkun kur pajisja është në qetësi.
  • Programoni prizat inteligjente që të fiken gjatë natës ose kur nuk jeni në shtëpi.

“Duke eliminuar furnizimin fantom, nuk humbni komoditetin, thjesht ndaloni shpenzimet e panevojshme. Filloni që sonte me mikrovalën dhe shumë shpejt do të vini re ndryshimin në faturë”, përfundon Gilgan. /Telegrafi/