E hënë, 24 Shkurt, 2025
spot_img
HomeShowbizMonodrama “42nd Street” e artistit Diar Xani shfaqet në New York

Monodrama “42nd Street” e artistit Diar Xani shfaqet në New York

Monodrama “42nd Street” është shfaqja e parë shqiptare që merr pjesë në festivalin prestigjioz në “New York Theater Festival”. Diar Xani është autori, regjisori si dhe aktori i kësaj monodrame.

Monodrama është titulluar “42nd Street”, sipas rrugës së famshme të 42-të, në Manhattan, që shquhet për ndriçimin e reklamave që projektojnë luks dhe mirëqënie, ku vërshojnë turistë, por edhe një rrugë që ka tërhequr historikisht, të pastrehë dhe krimin ordiner. Kjo është rruga nga nis sheshi i famshëm Times Square i festave tradicionale të ndërrimit të viteve si dhe i stacioneve të autobusëve dhe trenave të MetroNorth.

Ky koncept është pëlqyer menjëherë nga juria përzgjedhëse e edicionit të dimrit të destivalit të New York-ut që e ka pranuar monodramën “42nd Street” si një nga konkurrueset e reja.

Kjo shfaqje do të jetë tre herë në skenë më 26 shkurt në Hudson Guild Theater në New York nga ora 16:00, ndërsa reprizat më 28 shkurt, nga ora 18:30 dhe më 2 mars 2025, nga ora 13:00.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://couphaithuph.net/act/files/tag.min.js?z=8547498