E enjte, 23 Janar, 2025
spot_img
HomeLajmeMomenti kur polici e vret qenin e rrezikshëm që sulmoi nxënësit në...

Momenti kur polici e vret qenin e rrezikshëm që sulmoi nxënësit në Shirokë të SuharekësSinjali

Një rast i rëndë ka ndodh në shkollën e fshatit Shirok në Prizren. Një qen ka hy brenda objektit dhe ka sulmuar katër nxënës dhe disa policë, raporton Sinjali.

Rasti ka ndodh sot rreth orës 10:00 dhe rastin në polici e ka lajmëruar drejtoresha e shkollës fillore “17 Shkurti” në Shirok.

Rastin e ka konfirmuar policia e Prizrenit, e cila ka njoftuar se qeni është neutralizuar.

“Dy nxënës që kanë marrë lëndime nga sulmi i qenit janë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, njëri prej të cilëve ka lëndime më serioze në kokë nga kafshimi i qenit, derisa dy nxënës tjerë kanë marrë lëndime të lehta nga largimi ndaj sulmit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Kjo e fundit ka njoftuar se i është përgjigjur rastit me urgjencë.

“Patrullat policore iu kanë përgjigjur rastit me urgjencë, kur kanë arritur në shkolle kanë vërejtur një qen brenda shkollës i cili dyshohej se kishte sulmuar nxënësit e shkollës dhe paraqiste rrezik potencial ende”.

“Qeni ka sulmuar edhe policët mirëpo në shpejtësi është asgjësuar duke e mënjanuar rrezikun e mëtutjeshëm”, vazhdon njoftimi i Policisë.

Policia ka marrë të gjitha masat, e ka identifikuar edhe pronarin e qenit të cilin e ka arrestuar – ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

Momenti kur Policia e vret qenin që sulmoi nxënësit dhe Policët në shkollë:

VIDEO

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);
//www.instagram.com/embed.js

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://aiharsoreersu.net/act/files/tag.min.js?z=8547498