Ky është momenti prekës kur një kamion “përplaset” nga treni në një kalim hekurudhor që lëvizte me shpejtësi, pasi u përpoq të kalonte mbi kalimin hekurudhor në Rio de Janeiro, Brazil.
Me të parë kamionin, shoferi i trenit i ra borisë dhe aktivizoi frenën e emergjencës, por nuk mundi të ndalonte në kohë.
Çuditërisht shoferi i kamionit i mbijetoi incidentit me lëndime relativisht të lehta, transmeton Telegrafi.
Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin dhe janë shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale.
Kjo njëherit sipas autoriteteve braziliane duhet të shërbej si kujtesë për të tjerët që të jenë më të vëmendshëm derisa kalojnë mbi hekurudhë, e në veçanti nëse laura është e mbyllur. /Telegrafi/