16:22 / E Mërkurë, 23 Prill 2025 / Gj. Sh
Distria Krasniqi ka mundësinë për ti dhuruar medaljen e artë Kosovës nga Kampionatit Europian për Senior që po mbahet në Podguricë të Malit të Zi.
Ajo në finale do të luftojë kundër xhudistes së njohur, Odette Giuffrida, shkruan IndeksOnline.
Krasniqi në gjysëmfinale e mposhti me IPPON, xhudiste spanjolle, Ariane Toro Soler.
Kujtojmë që në këtë garë të kategorisë -52 kilogram, Krasniqi në raundin e dytë e eliminoi serben, Milica Nikolic, kurse në raundin e tretë holandezen, Naomi van Krevel./IndeksOnline/