Zëvendëskryeministri në detyrë Besnik Bislimi, po intervistohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Ai para pak çastesh ka hyrë në objektin e PSRK-së, transmeton Klankosova.tv.
Klankosova.tv ka siguruar pamjet kur Bislimi ishte rrugës duke shkuar në prokurori.
Numri dy i Qeverisë në detyrë, do të jap deklaratën e tij për rastin e hetimeve mbi dyshimet për dhënien me qira të fabrikës për mbetje shtazore nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
The post Momenti kur Bislimi hyn në Prokurorinë Speciale (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.