Momenti i frikshëm kur dy gra i shpëtojnë vdekjes për pak, pasi ballkoni shembet papritur në qytetin portual të Greqisë

Momenti i frikshëm kur dy gra i shpëtojnë vdekjes për pak, pasi ballkoni shembet papritur në qytetin portual të Greqisë

Dy gra shpëtuan për mrekulli nga vdekja pasi një ballkon u shemb papritur mbi to në qytetin portual të Lavrios, në juglindje të Greqisë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00 të së martës, më 7 tetor.


Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin tronditës kur ballkoni u rrëzua, vetëm sekonda pasi gratë kaluan poshtë tij.

Njëra prej tyre pësoi gërvishtje të lehta, por nuk pati nevojë për trajtim spitalor.

Policia dhe ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe rrethuan zonën.

Inxhinierët po hetojnë strukturën e dëmtuar për të zbuluar shkakun e shembjes. /Telegrafi/