Tuesday, January 27, 2026
spot_img
HomeLajmeMomente të sikletshme, presidenti nigerian rrëzohet pas ceremonisë së mirëseardhjes në Turqi

Momente të sikletshme, presidenti nigerian rrëzohet pas ceremonisë së mirëseardhjes në Turqi

Presidenti nigerian, Bola Ahmed Tinubu, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Turqi, pësoi një incident gjatë ceremonisë së pritjes në Pallatin Presidencial në Ankara, ku u prit nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.

Sipas mediave, ngjarja ndodhi gjatë ceremonisë së mirëseardhjes, në momentin kur presidenti Tinubu po përshëndeste trupat. Pak çaste më vonë, ai humbi ekuilibrin dhe u rrëzua.

Me ndihmën e të pranishmëve, Bola Ahmed Tinubu u ngrit shpejt në këmbë dhe u konstatua se nuk kishte pësuar lëndime. Pavarësisht incidentit, programi zyrtar vijoi normalisht pas një vonese të shkurtër.

VIDEO KËTU

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT