Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, tha se PSD-ja është i vetmi subjekt politik që ka narracion politik dhe ide të qarta, ndryshe nga subjektet e tjera që sipas tij janë “rrudhur” dhe kanë humbur idetë.
“I vogël ose i dobët je derisa i nënshtrohesh të madhit. Këta kanë marrë subjekte politike që janë duke i rrudhë. Këta kanë marrë subjekte politike që kanë pasur ide, sot ato nuk kanë më. PSD ka marrë 0 dhë është i vetmi subjekt politik që ka narracion politik”, tha Molliqaj,
Ai theksoi se duke rrëzuar premisat e debatit, PSD mund të jetë një forcë për të sfiduar Albin Kurtin në arenën politike.
Ndiqeni videon për më shumë:


