Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka bërë të ditur se këtë komunë e ka vizituar ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu.
Atiq tha se vizita e Moisiut përfaqëson një moment të veçantë, teksa bëri të ditur se folën mbi zhvillimet e fundit në Mitrovicën e Veriut.
“Gjatë takimit tonë miqësor, patëm një bisedë të hapur dhe të sinqertë mbi zhvillimet e fundit në Mitrovicën Veriore, sfidat me të cilat përballemi si komunitet, por edhe mundësitë për përparim dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë qytetarët tanë, pa dallim”.
“Z. Moisiu, me përvojën dhe urtësinë e tij të pasur shtetërore, shprehu interes të thellë për gjendjen aktuale dhe inkurajoi përpjekjet për ruajtjen e paqes, bashkëjetesës dhe zhvillimit të qëndrueshëm në komunën tonë. Ai theksoi rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit si themel për një të ardhme të sigurt për të gjithë qytetarët”, shkroi Atiq, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, ai u shpreh se shpreson që këto takime të shërbejnë si urë lidhëse mes komuniteteve dhe si frymëzim për ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.
The post Moisiu viziton Mitrovicën e Veriut appeared first on Klan Kosova.