Mohamed Salah bëhet golashënuesi i katërt më i mirë i të gjitha kohërave në Ligën Premier – ai mësyn kreut

Mohamed Salah bëhet golashënuesi i katërt më i mirë i të gjitha kohërave në Ligën Premier - ai mësyn kreut

Mohamed Salah vazhdon të shkruajë historinë në Ligën Premier. Sulmuesi egjiptian shënoi nga penalltia në minutën e 95-të, duke i dhënë Liverpoolit një fitore dramatike 1-0 ndaj Burnleyt dhe duke kaluar Andy Cole në vendin e katërt të golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave në elitën angleze.

Ndeshja në “Turf Moor” ishte një sfidë e vështirë për “The Reds”. Liverpool dominoi posedimin e topit, por për një kohë të gjatë nuk arriti të thyente murin mbrojtës të vendasve.


Burnley mbeti me 10 lojtarë në fund, pasi Lesley Ugochukwu u ndëshkua me karton të kuq, megjithatë rezistenca e tyre zgjati deri në minutat shtesë.

Mo Salah bën heroin, Liverpooli fiton me mund ndaj Burnley telegrafi.com

Moment kyç erdhi kur Hannibal Mejbri preku topin me dorë në zonë, duke i dhënë Liverpoolit penallti. Salah mori përgjegjësinë dhe me qetësi të hekurt e dërgoi topin në rrjetë, duke vulosur fitoren dhe arritur kuotën e 188 golave në Ligën Premier – një më shumë se legjenda Andy Cole.

listën e golashënuesve më të mëdhenj në historinë e Ligës Premier, legjenda Alan Shearer vazhdon të qëndrojë në krye me plot 260 gola, i ndjekur nga kapiteni i Anglisë, Harry Kane me 213. Pas tyre renditet ish-ylli i Manchester United, Wayne Rooney me 208, ndërsa Mohamed Salah tani është i katërti.

Ky gol i fundit e afron Salahun edhe më pranë majës së listës së golashënuesve historikë, duke shtuar një tjetër arritje në karrierën e tij të jashtëzakonshme me Liverpoolin.

Përveç rekordeve personale, ai edhe një herë tregoi se është njeriu i momenteve të mëdha, duke shpëtuar ekipin në një sfidë ku gjithçka dukej se po përfundonte me barazim.

Liverpooli tani ka regjistruar katër fitore në katër ndeshjet e para të sezonit, duke ruajtur ecurinë perfekte dhe duke treguar se edhe në ditët më të vështira, cilësia individuale dhe besimi kolektiv bëjnë diferencën. /Telegrafi/