Modelja e njohur botërore, Karlie Kloss dhe bashkëshorti i saj, biznesmeni Joshua Kushner, janë bërë prindër për herë të tretë.
Çifti mirëpriti një vajzë më 18 shtator, të cilës i vendosën emrin Rae Florence.
Ata tashmë kanë dy djem, Levin 4-vjeçar dhe Elijahun 2-vjeçar.
Karlie, 33 vjeçare, e kishte konfirmuar shtatzëninë në mars, ndërsa tani ndan me ndjekësit emocionet e amësisë, duke theksuar mbështetjen e madhe të Joshuas në këtë rrugëtim.
Ajo tregoi se partneri e ka inkurajuar gjithmonë të ruajë individualitetin e saj edhe si nënë.
Kloss dhe Kushner janë në lidhje që nga viti 2012 dhe janë martuar rreth shtatë vjet më parë.
Joshua është vëllai i Jared Kushner, bashkëshortit të Ivanka Trump. Çifti thekson se dashuria dhe lidhja e tyre është forcuar falë momenteve të shumta që kanë kaluar bashkë gjatë 13 viteve të marrëdhënies. /Telegrafi/