Anthropic lançoi modelin e ri të saj AI quajtur Claude 3.7 Sonnet për të cilin kompania thotë se mendon rreth pyetjeve që i bëni për aq kohë sa përdoruesi dëshiron.
Anthropic e quan Claude 3.7 Sonnet-in e parë të industrisë “modeli hibrid i arsyetimit të AI”, sepse është një model i vetëm që mund të japë përgjigje në kohë reale dhe përgjigje “të menduara” për pyetjet. Modeli përfaqëson përpjekje të gjëra të Anthropic për të thjeshtuar eksperiencën rreth produkteve të saj AI.
Shumica e chatbot-ëve AI sot kanë një mjet për përzgjedhjen e modeleve që detyron përdoruesit të zgjedhin mes disa opsioneve në varësi të kostos dhe fuqisë së tij. Laboratorët si Anthropic besojnë se përdoruesit nuk duhet të mendojnë për këtë gjë duke ofruar një model që bën çdo lloje pune.
Claude 3.7 Sonnet po lançohet për përdoruesit dhe zhvilluesit që prej ditës së sotme tha Anthropic por vetëm ata që janë në planet me pagesë do të ketë qasje në fuqinë arsyetuese të tij. Versioni pa pagesë i Claude përmban një model që nuk “arsyeton.”
Claude 3.7 Sonnet kushton 3 dollarë për 1 milionë tokenë, që do të thotë se mund të vendosni 750 mijë fjalë në Claude për 3 dollarë. Ndërkaq kushton 15 dollarë për të prodhuar përgjigje me 1 milionë tokenë. Një gjë e tillë e bën modelin më të kushtueshëm sesa o3-mini i OpenAI i cili kushton 1.1 dollar për 1 milionë tokenë hyrës dhe 4.4 dollarë për 1 milionë tokenë dalës. DeepSeek ka kosto akoma më të ulët në 55 cent për tokenë hyrëse dhe 2.19 dollarë për tokenë dalës.
Claude 3.7 Sonnet është modeli i parë AI i Anthropic që “arsyeton.” Modelet që arsyetojnë si o3-mini, R1, Gemini 2.0 Flash Thinking i Google dhe Grok 3 (Think) i xAI përdorin më shumë kohë dhe fuqi llogaritëse përpara se t’u përgjigjen pyetjeve. Modelet i zbërthejnë problemet në hapa më të vegjël, gjë që tenton të përmirësojë saktësinë e përgjigjes përfundimtare. Modelet e arsyetimit nuk janë domosdoshmërisht duke menduar apo arsyetuar si një njeri, por procesi i tyre modelohet pas deduksionit.
Në testimet e bëra Claude 3.7 Sonnet kishte saktësi prej 62.3 përqind në kodim ndërsa o3-mini i OpenAI vetëm 49.3 përqind.
/PCWorld Albanian
https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js#xfbml=1&version=v10.0