E diel, 13 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeMocioni për Thaçin dhe të tjerët, OVL-UÇK: Trupi gjykues të mos i...

Mocioni për Thaçin dhe të tjerët, OVL-UÇK: Trupi gjykues të mos i mbyllë sytë para të vërtetës

Organizata e Veteranëve të Luftës, Shoqata e Invalidëve të Luftës, Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve, Shoqata e të Burgosurve Politikë dhe Shoqëria “Lëvizja”, kanë reaguar pas lajmit se më 17 korrik do të merret vendimi për mocionin e dorëzuar nga ish-krerët e UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Në reagim thuhet se ky moment është një test për drejtësinë dhe për të vërtetën, ku i bënë thirrje trupit gjykues që në këtë vendim të mos i mbyllë sytë para të vërtetës.

“Lufta jonë çlirimtare ka qenë e drejtë, e pastër dhe e ndërtuar mbi themele të lirisë e dinjitetit kombëtar. Çdo përpjekje për ta njollosur atë është padrejtësi ndaj popullit dhe ndaj historisë sonë”.

“I bëjmë thirrje trupit gjykues që në këtë vendim të rëndësishëm të mos i mbyllë sytë para së vërtetës të luftës sonë çlirimtare. Ky është një moment vendimtar që kërkon respektim të parimeve të drejtësisë me ndershmëri”, thuhet në reagim, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, këto organizata thanë se populli shqiptar dhe bashkësia ndërkombëtare presin një vendim që sipas tyre, respekton sakrificën për liri dhe jo një vendim që i shërben padrejtësisë.

“Ne besojmë në pafajësinë e luftëtarëve tanë dhe do të qëndrojmë gjithmonë përkrah tyre. 16 korriku do të jetë dita kur do të shihet se a është e politizuar kjo gjykatë apo ende ka në të jurist profesional dhe të paanshëm”, thuhet në reagim.

 

The post Mocioni për Thaçin dhe të tjerët, OVL-UÇK: Trupi gjykues të mos i mbyllë sytë para të vërtetës appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT