E martë, 22 Prill, 2025
spot_img
HomeSportMllefin e krizës rezultative, Manchester City e zbrazi te Salfordi i kategorisë...

Mllefin e krizës rezultative, Manchester City e zbrazi te Salfordi i kategorisë së katërt

Nuk pati mëshirë aspak!

Manchester City e ka “demoluar” skuadrën e kategorisë së katërt angleze, Salford, duke e mundur me rezultat 8-0.

Ekipi na ‘League Two’ rezistoi vetëm 8 minuta ndaj kampionit aktual të Anglisë, njofton Klankosova.tv.

Jeremy Doku e nisi goleadën, për t’u pasuar nga Divin Muamba e Nico O’Reilly që e vendosën rezultatin e pjesës së parë, 3-0.

Jack Grealish shënoi nga penalltia katër minuta pasi nisi fraksioni i dytë, derisa deri në fund pati vend edhe për një gol të Dokut, kurse 22 vjeçari James McAtee, shënoi ‘hat-trick’, raporton Klankosova.tv.

Ky duel ishte i vlefshëm për 1/32-ën e finales në FA Cup.

Kryendeshja e kësaj faze të kupës zhvillohet nesër, ku ballafqohen dy rivalët e vjetër, Arsenal dhe Manchester United.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT