Në mbrëmje nuk guxon të dalë nga shtëpia nga frika se dikush mund të abuzojë dikush me të, ashtu siç i kishte ndodhur për një vit rresht.
A.S nga Gjilani dyshohet se vuan nga çrregullimet mendore që nga fëmijëria.
Pavarësisht kësaj, ajo e shpreh qartë dhimbjen që e thotë se përjetoi nga Bislim Syla, i cili dyshohet se për një vit e kishte keqtrajtuar e dhunuar në mënyrë mizore duke e detyruar të kërkojë edhe lëmoshë.
Përveç kësaj, ajo dyshohet se u trafikua, duke u detyruar të kryejë shërbime seksuale në këmbim të parave.
Ajo thotë se Syla i kishte premtuar se do ta marrë për grua.
A.S. tregon se 26-vjeçari nga Vitia, shpesh e mbante të lidhur në banjë në një shtëpi të vjetër në Qallapek të Lipjanit.
Kjo ndodhte veçanërisht kur 32-vjeçarja thotë se hezitonte t’i jepte paratë që kishte mbledhur në rrugë ose kur nuk gjente para dhe ai hynte me dhunë në shtëpinë e saj në Gjilan.
Nëna e viktimës, e cila po ashtu dyshohet se ka probleme mendore dhe është e vetmja familjare e saj, rrëfen se shpesh e kishte parë vajzën duke u tërhequr zvarrë nga i dyshuari para syve të saj.
Viktima ka bërë të ditur se dhunën e kishte raportuar në polici. Por, policia sipas tij nuk e kishte marrë seriozisht.
Megjithatë, abuzimet sistematike, përfshirë edhe dhunën seksuale, u bënë të ditura vetëm pasi u shpërnda një fotografi ku ajo dukej në gjendje të tmerrshme, me rrathë të mavijosur nën sy dhe e rraskapitur.
Për detaje nga ky rast, ndiqeni kronikën në vijim:
The post “M’ka myt t’u më rreh” / Viktima ka dy fëmijë, dhunuesi dënohet me 6 muaj (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.